×
  • Lajme
  • Lajme

    Skandal: Zyrtarja e Komunës së Gjakovës pi duhan në hapësirat e mbyllura të objektit

    Reporteri
    11 Qershor 2021 | 12:00

    Zyrtarja e Komunës së Gjakovës është kapur gjatë orarit të punës duke pirë cigare brenda hapësirave të këtij objekti.


    Për më tepër, zyrtarja e cila është Udhëheqëse e Zyrës së Gjendjes Civile ka konsumuar duhan në hapësirat e komunës ku kanë qasje të gjitha palët.

    Në një video që ka ardhur në adresë të Gazetës Online “Reporteri.net”, shihet se zyrtarja në fjalë nuk e prishë tymin e duhanit, përkundër faktit se në këtë mënyrë ajo është duke shkelur Ligjin për Kontrollin e Duhanit, me të cilin parashihen gjoba për të gjithë qytetarët që konsumojnë duhan brenda hapësirave të mbyllura publike.

    Kjo nuk është hera e parë që brenda hapësirave të institucioneve kosovare rrezikohet shëndeti publik.

    Kujtojmë se në  maj të vitit 2013 në Kosovë ka hyrë në fuqi Ligji për Kontrollin e Duhanit që e ndalon pirjen e cigareve nëpër hapësira të mbyllura publike./Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!