×
  • Lajme
  • Lajme

    Skandali i Policisë së Kosovës: Harrojnë në Veri letrat me emrat e pjestarëve që kryen operacionin anti-kontrabandë

    Reporteri
    29 Maj 2019 | 23:49

    Njësia Speciale e Policisë së Kosovës të martën në mëngjes kreu një aksion në Veri të vendit, ku arrestoi 19 zyrtarë policorë, mes tyre edhe 11 serbë.


    Por jo gjithçka ka shkuar për së mbari në këtë aksion. Policia e Kosovës nuk ka qenë aq e kujdesshme pasi gjatë kryerjes së detyrës ka humbur disa dokumente të rëndësishme, transmeton Reporteri.net.

    Kështu të paktën shkruan sot gazeta serbe “Novosti” sipas së cilës pas aksionit të së martës janë gjetur disa dokumente konfidenciale të Policisë së Kosovës.

    Këto letra përmbajnë planin operacional të detajuar, emrat dhe mbiemrat e punonjësve të policisë bashkë me numrat e telefonit.

    Pra në këto letra shihen emrat e zyrtarëve policorë që ndërmorën aksionin në Veri.

    Një nga letrat e publikuara tregohet  se janë tre ekipe që kanë marrë pjesë në aksion, ndërsa janë edhe numrat e telefonave të udhëheqësve të ekipave, dhe më pas emrat e gjithë zyrtarëve policorë.

    Në një foto tjetër tregohen tre shtëpitë e personave të përfshirë në kontrabandë.

    Policia e Kosovës ende nuk ka dhënë një sqarim lidhur me atë se si iu humbën këto dokumente.

    Kujtojmë se sot policia arrestoi edhe një police në Zubin Potok. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!