Gjithë instancat e shtetit serb janë vënë në alarm pas skandalit me spiunin rus, i cili në një video të publikuar nga RSE shihej duke i dhënë ryshfet një shumë të madhe parash një zyrtari të lartë serb, identiteti i të cilit ende nuk dihet.
Për këtë çështje kreu i shtetit serb, Aleksander Vucic, ka takuar ambasadorin rus në Beograd, Alexander Bocan-Kharchenko, ndërkohë në mbrëmje është paralajmëruar se do të mbledhë edhe Këshillin Kombëtar të Sigurisë.
Siç shkruan Tanjug, pas këtij takimi me krerët e institucioneve të sigurisë, Vucic do t’u drejtohet serbëve përmes një konference për media, transmeton Gazeta Express.
Takimi me Këshillin Kombëtar të Sigurisë do të fillojë në orën 18:00, ndërkohë Vucic pritet që adresimin e tij publik ta bëjë rreth orës 19:00 – 21:00.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.