×
  • Lajme
  • Lajme

    Skandaloze | Në “Super Viva” shitet sallami i mykur

    Reporteri
    04 Dhjetor 2019 | 20:18

    Një qytetar i Prizrenit sot ka postuar një video në rrjetin social në “Facebook” të një sallami të pulës të mykur, të cilën, siç njofton ai, e ka blerë në marketin “Super Viva” në Prizren.


    “Kur është në pyetje fëmija im nuk fali. Fillimisht po e bëj publik këtu pastaj ndryshe veprojmë. Super Viva në Prizren afër lagjes “Dardania” me datë 03.12.2019”, ka shkruar mes tjerash R.T në profilin e tij në “Facebook”.

    Portali “Front Online” ka kontaktuar këtë qytetar të Prizrenit që e ka postuar videon në fjalë dhe siç ka thënë ai, nuk është hera e parë që ka blerë produkte të tilla të mishit, të cilat janë të rrezikshme për shëndetin.

    “Nuk është hera e parë që blejë produkte të tilla të mishit në atë market. Edhe më herët kam blerë”, ka thënë ai.

    Në anën tjetër menaxherja e marketit “Super Viva” në Prizren  ka deklaruar për portalin “Front Online” se “produkti ka qenë në rregull”.

    “Ai produkt ka ardhur me datë të skadencës të rregullt, me paketim në rregull. Unë nuk mund t’i hapë produktet që janë në shitje, pasi që në momentin që i hapë nuk janë më për t’i shitur. Ne ligjërisht jemi në rregull, pasi që pamjen nga jashtë e kanë pasur siç duhet të jenë”, ka thënë menaxherja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!