Skender Hyseni nga LDK ndërsa ka folur për deklarimin e kryeministrit Albin Kurti i cili ka thënë se “është arritur një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë”, ai ka mohuar këtë, duke dhënë detaje për bisedën që ka zhvilluar me ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell.
Ai ka cituar ambasadorin Grenell t’i ketë thënë: “Kosova e ka të drejtën e vetos në tavolinë, për çdo që mund të dalë në tavolinë”.
Hyseni e ka akuzuar Kurtin se heqjen e tarifës nuk e ka përdorë si instrument për nxjerrjen e koncesioneve me Serbinë.
Ai ka akuzuar se Kurti ka hequr taksën pa asnjë dakordim me partnerët e koalicionit dhe pa asnjë negociatë me SHBA-të. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.