Deputetë të caktuar të Lëvizjes Vetëvendosje kanë thënë se nuk ka kushte në Kuvend të mbahet seancë për shkak të koronavirusit, pasi ka shumë persona dhe do të rrezikohej shëndeti i deputetëve.
Ky shqetësim i tyre vije pasi që LDK mbledhur nënshkrimet për të ngritur mocion të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.
Por Skender Hyseni nga LDK thotë se IKSHP nuk është i thirrur të jap vendim nëse Kuvendi vazhdon me punë apo jo, por shton se i mbetet Kryesisë së Kuvendit të vendos për thirrjen apo jo të seancës.
“Kuvendi është mbi të gjitha institucionet tjera, edhe në rrethana të pazakonta dhe emergjente, Kuvendi duhet ta bëjë punën e vet. Tash i mbetet Kryesisë së Kuvendit në diskrediton të vendos për hapat e mëtejmë. Administrata e Kuvendit duhet të marrë masa që të jenë të gjitha kushtet higjienike që deputetëve të punojnë në kushte normale, në një situatë që nuk është krejt e zakonshme”, tha ai në Dukagjin, shkruan Reporteri.net.
Ai tha se pret që IKSHP-ja ta këshillojë administratën e Kuvendit për masat që duhet marrë për të siguruar një ambient pune për deputetët.
Ai ka thënë se janë mijëra shërbyes në institucionet vitale, si shëndetësi e shërbime tjera, si në prodhim të rrymës që imponojnë grumbullimin e qindra njerëzve.
Kujtojmë se në plot vende të botës, parlamentet po mbajnë sesione, si p.sh. në Amerikë e disa vende të tjera. /Reporteri.net/.