×
  • Lajme
  • Lajme

    Sllovakia: Qëndrimi ynë mbetet i pandryshueshëm, nuk e njohim Kosovën

    Reporteri
    20 Prill 2021 | 20:00

    Ambasada e Sllovakisë në Serbi ka thënë se është kundër njohjes diplomatike të Kosovës.


    “Ju informojmë se qëndrimi i Sllovakisë në çështjen e pavarësisë së Kosovës mbetet i pandryshuar”, thuhet në komentin e ambasadës sllovake në Serbi për B92, transmeton Gazeta Online “Reporteri.net”.

    Ky reagim vjen pasi kryeministri Albin Kurti kërkoi nga shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Sllovakisë në Kosovë, Rastislav Kostilnik, që të bashkohet shteteve të tjera të BE-së në njohjen e Kosovës.

    Kurti ka thënë se Sllovakia si vend anëtar i NATO-s dhe i BE-së të mbështesë dhe të shtyjë përpara anëtarësimin e Kosovës në aleancën veri-atlantike.

    Deri më tani, Sllovakia është shprehur sistematikisht kundër njohjes së Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!