Kryeministri slloven, Robert Golob, ka thënë se Sllovenia do ta dyfishojë praninë e saj në misionin e NATO-s në Kosovë vitin e ardhshëm, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.
Këto komente Golob i bëri në fund të Samitit të NATO-s në Washington.
Sllovenia shpjegoi se prania e aleancës në Ballkanin Perëndimor po rritet me iniciativën e presidentit amerikan Joe Biden, i cili e njeh mirë rajonin, raporton Agjencia Sllovene e Lajmeve.
Në përfundim të Samitit, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka biseduar me presidentin Biden, të cilin e ka falënderuar për kontributin dhe përkushtimin e tij ndaj Kosovës, si dhe ka pasur mundësi të diskutojë edhe me liderë të tjerë nga disa shtete të botës, thekson njoftimi i Presidencës.
Presidentja Osmani me ftesë të Biden ka përfaqësuar Kosovën në aktivitetin përmbyllës të Samitit të NATO-s në Washington D.C.
Pjesëmarrjen në këtë aktivitet të Samitit të NATO-s, Presidentja Osmani e ka vlerësuar të një rëndësie të veçantë për shtetin e Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.