×
  • Lajme
  • Lajme

    Sokol Haliti i Vitisë, thirrje qeverisë: Kemi nevojë për pajisje mbrojtëse

    Reporteri
    15 Mars 2020 | 22:21

    Komuna e Vitisë është e para që u vendos në Karantinë, ndërsa pas saj qeveri mori vendim që edhe Klina e Malisheva të jenë në karantinë.


    Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, në një intervistë për Reporteri.net ka treguar që në komunën e tij në karantinë është veç familja e 77 vjeçarit nga fshati Stubëll, i cili kishte ardhur nga Italia, ku më pas doli pozitiv me koronavirus.

    Ai thotë se institucionet shëndetësore i kanë thënë se gjendja e personave të kësaj familje është e mirë, ndërsa thotë se nuk ka raste të reja.

    Haliti ka thënë se 15 mjekë janë në karantinë.

    Ai thotë se si komunë me aq kapacitete sa kanë janë duke punuar pa ndalë, por thotë se kanë mungesë të paisjeve të mbrojtjes.

    “Si komunë jemi duke punuar pa ndalë me kapacitetet që i kemi”, thotë Haliti për Reporteri.net.

    Ai thotë se dje kanë marrë nga Ministria e Shëndetësisë disa materiale për mbrojtje, por thotë se Vitia ka nevojë edhe për edhe më shumë paisje të tilla.

    “Si komunë jemi në karantinë, kemi nevojë për material mbrojtës. Dje pasdite ministri i Shëndetësisë na ka dërguar një pjesë te maskave qe s’na mjaftojnë, na duhet edhe tjera”, ka deklaruar ai. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!