×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot diskutohet për gjendjen e komunave të Kosovës me pandeminë coronavirus

    Reporteri
    20 Maj 2020 | 8:09

    Anëtarët e Komisionit për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media takohen me përfaqësuesit e Asociacionit të Komunave të Kosovës për të diskutuar lidhur me gjendjen në komunat e Kosovëse si pasojë e pandemisë COVID-19.


    Takimi mbahet në orën 13:00.

    Ndryshe, mbrëmë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar për vetëm një rast të ri COVID-19 në vendin tonë, kurse 15 të infektuar janë shëruar.

    Sipas IKSHPK, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR dje janë testuar gjithsej 211 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Prej tyre, me SARS-CoV-2 është konfirmuar vetëm një rast, përcjell Telegrafi.

    Pas rastit të konfirmuar, ka arritur në gjithsej 989 numri i të infektuarve, kurse i të shëruarve në 769 dhe gjithsej 29 raste të vdekjes të infektuarve me virusin COVID-19, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!