×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot ditë e nxehtë, temperaturat deri në 27 gradë

    Reporteri
    04 Maj 2021 | 7:10

    Vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.


    Kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të krijojë kushte për mot me diell dhe herë-herë me vranësira të cilat kanë mundësi për reshje shiu të intensitetit të dobët.

    Përgjithësisht sasitë totale të reshjeve gjatë gjithë javës do të jenë të ulëta.

    “Sa i përket temperaturave ekstreme, ato do të jenë tipike pranverore, duke regjistruar minimalet ndërmjet 7-10 gradë Celsius, ndërsa vlerat e maksimaleve parashihen të lëvizin ndërmjet 21-27”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!