Vranësirat do të dominojnë qiellin mbi vend edhe gjatë ditës së mërkurë, herë herë do të ketë edhe intervale me diell.
Nuk priten mundësi për të reshura. Në aspektin termik mbetet butë. Temperaturat minimale zbresin në 6C deri 8C, e ato maksimale shkojnë në 16C e 18C, lokalisht deri në 19C. Erërat vazhdojnë të frynë nga jugu e juglindja, mesatare dhe mesatarisht të fuqishme 6-12m/s.
Ditën e enjtë dhe të premtë po parashihen mundësi për të reshura në pjesë të vendit, më shumë si reshje të dobëta lokale shiu, e vetëm zonave të larta malore mund të jenë në formë dëbore.
Rrebeshe shiu parashihen ditën e shtunë përreth zonave malore, ndërkohë që të dielen do të ketë intervale të gjata me diell. Temperaturat zbresin deri në 12C e 13C ditën e premtë, deri të dielen sërish shënojnë rritje në 15C e 16C, njofton Prishtina Weather.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.