×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot është dita e fundit për të kërkuar ose kundërshtuar paraburgimin e Salih Mustafës

    Reporteri
    20 Nëntor 2020 | 9:04

    E premtja është dita e fundit në të cilën mund të bëhet kërkesë për vazhdimin apo kundërshtimin e masës së paraburgimit ndaj Salih Mustafës nga Gjykata Speciale.


    Në dokumentet e publikuara nga Specialja theksohet se 20 nëntori, ora 12:00, është afati për të dorëzuar kërkesat me shkrim nëse ka arsye për të vazhduar mbajtjen e Mustafës apo mbajtja e tij duhet të përfundojë.

    Mustafa ishte arrestuar në fund të shtatorit. Paraqitjen e parë para Speciales e pati më 28 shtator.

    Mustafa, që akuzohet për krime lufte, u vetëdeklarua i pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës.

    Ai ishte figura e parë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që u arrestua nga Specialja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!