Sot ka ditëlindjen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Kurti sot ka mbushur 45 vjet, ai ka lindur me 24 mars të vitit 1975 në Prishtinë.
Më 23 prill 2003 Kurti u diplomua në fakultetin e shkencave kompjuterike dhe telekomunikacionit në Universitetin e Prishtinës dhe vazhdoi të jetë aktivist i të drejtave të njeriut dhe atyre civile.
Pas çlirimit të Kosovës, Kurti punoi si aktivist në Rrjetin e Aksionit për Kosovën dhe në 2005 u themelua Vetëvendosja. Me kalimin e kohës, Lëvizja Vetëvendosje u kthyer në parti.
Kujtojmë që i pari i VV mori zyrtarisht detyrën e kryeministrit me 3 shkurt pas zgjedhjeve të tetorit. Kurti është i martuar dhe ka një vajzë. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.