Sot do të lirohen katër persona të cilët kanë qenë të shtrirë në Klinikën Infektive me coronavirus. Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi.
MSH ka njoftuar se nga 58 pacientë të infektuar me Covid 19, 46 raste janë në gjendje stabile, 11 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, kurse një person në gjendje të rëndë, shkruan Reporteri.net.
Njoftimi:
Në Klinikën Infektive, QKUK, sot më 22/04/2020, janë të hospitalizuar gjithsej 62 pacientë.
Prej tyre të sëmurë me Covid 19 janë gjithsej 58 pacientë.
Nga 58 pacientë të infektuar me Covid 19:
• 46 raste janë në gjendje stabile
• 11 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive
• Në mjekimin intensiv vazhdon të jetë në gjendje kritike një pacient, i cili është në ventilim mekanik dhe përkujdesje intensive.
Sot do të lirohen nga klinika 4 pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid 19.
Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, nuk ka raste të reja të infeksionit brenda-spitalor.
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=1642192795938301&id=597689407055317