×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot mban mot me diell dhe vranësira

    Reporteri
    10 Shtator 2021 | 8:14

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se fushat me presion të lartë atmosferik që kanë përfshirë vendin ditëve të fundit vazhdojnë të mbeten të qëndrueshme, kështu që nuk parashihen ndryshime të ndjeshme në parametrat meteorologjikë.


    IHK njofton se do të ketë vranësira të përqendruara në stadin e lartë të Troposferës por që për rreth relievit malore parashihen edhe vranësira të ulëta.

    Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius.

    Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!