×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot mblidhen tri komisione parlamentare

    Reporteri
    11 Maj 2021 | 7:49

    Në Kuvendin e Kosovës sot do të mblidhen tri komisione parlamentare.


    Paraditen e kësaj të martë, me të filluar në ora 10:00 do të mblidhet Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike.

    Pikë e rendit të ditës do të jetë shqyrtimi i raportit të auditimit të performancës të teknologjisë së informacionit në Agjencinë e Statistikave të Kosovës, qeverisja dhe menaxhimi i operacioneve dhe siguria e sistemeve. I ftuar në këtë komision do të jetë kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).

    Në orën 13:00 do të mblidhet Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione.

    Komisioni do të shqyrtoj propozim-vendimin e Avokatit të Popullit lidhur me zgjedhjen e 5 zëvendësve të Avokatit të Popullit.

    Veç kësaj do të shqyrtohet edhe raporti vjetor i Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2020-të.

    Gjithashtu anëtarët e këtij komisioni do të shqyrtojnë edhe propozimin për nismën legjislative ligjit me Projektligjin për Mbrojte nga Dhuna në Familje.

    Kurse në orën 15:00 do të mblidhen deputetet e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!