×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot më ngrohtë, temperaturat shënojnë ngritje

    Reporteri
    08 Maj 2019 | 8:03

    Mëngjesi i së mërkurës parashihet të jetë ndjeshëm i ftohtë pasi që merkuri në termometër do të shënojë vlera rreth zeros. Kjo si pasojë e prezencës së masave të ajrit me origjinë nga veriu.


    Mirëpo, gjatë ditës do të ketë masa aktive të ajrit nga drejtimi i juglindjes dhe do të ndikojnë dukshëm në rritjen e temperaturave maksimale.

    Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius.

    Në viset malore temperaturat minimale parashihen të zbresin deri -1 gradë Celsius. Kjo situatë termike nuk do të ndikoj negativisht në fushën e pemëtarisë, pasi që këto vlera të temperaturave të ulëta do të mbesin në intervale të shkurta kohore. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i juglindjes, e lehtë deri mesatare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!