Ditën e mërkurë mbi vend kalojnë më shumë vransira, megjithëse nuk munogjnë intervale me diell. Pasdite dhe më vonë duke shkuar nga mbrëmja priten të reshura shiu, që herë herë mund të jenë në formë rrebeshesh.
Temperaturat minimale zbresin në 4C e 7C, e ato maksimale mbesin ende të larta, shkojnë deri në 12C e 15C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare jugore e juglindore 3-7m/s.
Reshjet e shiu vazhdojnë të enjten në mëngjes, e pas ca intervaleve me diell, ndonjë rrebesh shiu është I mundshëm orëve të pasdites. Të premten do të ketë më shumë diell. Në fundjavë sërish vransirat vijnë duke u shtuar gradualisht. Të dielen më vonë fillojnë sërish të reshura shiu, që me depërtime të masave më të ftohta ajrore, mund të shndërrohen në reshje dëbore. Temperaturat maksimale luhaten ndërmjet 8C e 12C, e ato minimale 1C deri në 5C, njofton Prishtina Weather.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.