×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi i IHMK-së

    Sot mot i nxehtë, temperatura maksimale deri 28 gradë

    Reporteri
    03 Maj 2025 | 8:07

    Këtë fundjavë pritet mot i nxehtë.

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të shtunën e të dielën temperaturat arrijnë deri në 28 gradë Celsius.

    “Të shtunën parashihet të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperendimi e lehtë deri mesatare”.

    “Të dielën do të mbajë mot me diell dhe pjeserisht i vranët.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6 deri 10 gradë Celsis, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit me shpejtësi 1-3m/s”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!