Instituti hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot dhe nesër do të ketë ndryshime të temperaturave.
Dy ditët e ardhshme pritet të jenë më të freska dhe gjithashtu mund të ketë riga shiu.
Më poshtë gjeni njoftimin e plotë nga IHK:
Vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit relativisht të freskëta. Pas rrezeve të diellit të cilat parashihen kryesisht në pjesën e parë të ditës, pjesa tjetër e ditës mbetet nën ndikimin e vranësirave të dendura dhe të pa qëndrueshme.
Kjo situatë meteorologjike, do të kushtëzojë mot me riga shiu të intensitetit të dobët deri mesatar, ndërsa në disa territore parashihen shkarkime rrufesh dhe mundësi për reshje breshëri. Në fushat termike parashihen rënie sidomos në vlerat e maksimaleve.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8m/s.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.