×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot në Prishtinë, ajri është i dëmshëm

    Reporteri
    28 Dhjetor 2021 | 11:13

    Prishtina sot ka shënuar rritje të ndotjes së ajrit.

    Sipas matjeve të prezantuara nga Ambasada amerikane, shkalla e ndotjes është 137, si e tillë është e dëmshme për grupe të caktuara njerëzish. Ndërsa, lokacioni më i ndotur sipas matësit AQI, është rruga “Gazmend Zajmi”, me 159 shkallë.

    Viteve të fundit, Kosova, e konkretisht kryeqyteti, ka pasur probleme me ajrin e ndotur. Matjet shpeshherë e kanë paraqitur si qytetin më të ndotur në botë.

    Studime të shumta kanë treguar se ajri i ndotur ndikon drejtpërdrejt në shëndetin e njeriut. Përpos dëmëve në mushkëri e rrugëve të frymëmarrjes, ai ka efekte edhe në tru.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!