Pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, sot në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, nis rinumërimi e 1472 vendvotimeve.
Këtë e ka konfirmuar për Reporterin, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi. Ai ka thënë se procesi i rinumërimit të 1472 vendvotimeve do të fillojë në orën 16:00.
“Ju njoftoj se sot (e mërkurë, 13 nëntor, ora 16:00) në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve fillon procesi i rinumërimit të vendvotimeve pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa”, ka thënë Elezi.
Kujtojmë se të hënën Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), kishte miratuar si të bazuar ankesën e koalicionit Nisma-AKR-PD, në lidhje me votat e ardhura me vonesë nga Serbia.
Po ashtu, në të njëjtën ditë, PZAP kishte urdhëruar KQZ-në, për rinumërimin e 1 mijë e 472 vendvotimeve. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.