×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot përfundon pjesa e dytë e testit të maturës

    Reporteri
    22 Qershor 2019 | 8:10

    Maturantët e rajonit të Pejës dhe të Mitrovicës janë të fundit që sot do t’i nënshtrohen pjesës së dytë të provimit të maturës, duke e përmbyllur kështu këtë proces për afatin e parë.


    Në pjesën e dytë të këtij provimi, maturantët janë përgjigjur në pyetjet nga lënda e matematikës dhe një lëndë zgjedhore të cilin e kanë zgjedhur vet.

    Në të dy pjesët, testi kishte 200 kërkesa, ndërsa pragu i kalueshmërisë është me 40 përqind të përgjigjeve të sakta.

    Provimit shtetëror të maturës i janë nënshtruar mbi 28 mijë nxënës nga e gjithë Kosova.

    Komisioni Shtetëror i Maturës ka mbajtur takime të rregullta dhe ka marrë masa displinore për disa administratorë në disa rajone, ndërsa ka pasur edhe nxënës të përjashtuar si pasojë e shkeljes së rregullave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!