×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani, Kurti e Konjufca bëhen sot bashkë, vizitojnë varrezat e dëshmorëve të Prishtinës

    Reporteri
    18 Prill 2021 | 8:35

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, dhe kryeministri Albin Kurti bëjnë sot homazhe në varrezat e dëshmorëve në Velani.


    Ndërsa, më pas presidentja Osmani dhe kryetari Konjufca bëjnë homazhe në kompleksin memorial në fshatin Makoc.

    Ndryshe, ditët e 17,18,19, 20 dhe 21 prillit të vitit 1999, për shumë familje dhe qytetarë të trevave të Llapit e Gollakut që kishin marrë rrugën e shpëtimit përmes fshatrave Koliq, Grashticë, Makoc e Llukar, për shumëkënd u shndërruan në ditë tmerri e krimi të paparë.

    Ushtria policia dhe paramilitarët serbë në pritën që u kishin bërë, vranë dhe masakruan më se 124 qytetarë, në mesin e tyre fëmijë, vajza, djem, gra e pleq.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!