×
  • Lajme
  • Lajme / Në ora 11:00
    INSTANT

    Sot përpjekja e 43-të për konstituimin e Kuvendit

    Reporteri
    07 Korrik 2025 | 6:57

    Deputetët e Kuvendit të Kosovës sërish sot mblidhen në përpjekjen e 43 për konstituimin e legjislaturës së 9-të.

    Ndryshe seanca konstituive e Kuvendit, në vazhdimin e së shtunës filloi me njoftimin e kryesuesit Avni Dehari për telefonatën kërcënuese për një bombë në objektin e Kuvendit, gjatë paradites, e cila imponoi ndërprerjen e seancës të paraparë për orën 11:00 dhe thirrjen e saj për në orën 20:00, pas kontrolleve të kryera nga ekipi për deminimin e mjeteve eksploduese.

    Tutje seanca vijoi me pikën e tretë të rendit të ditës, zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

    Kryesuesi Dehari kërkoi serish nga subjektet politike që nuk i kanë propozuar emrat për anëtarë të komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit me votim të fshehtë (PDK, LDK, Lista serbe dhe AAK-NISMA), që ta bëjnë këtë.

    Nga 74 deputetë të pranishëm në sallë, për përbërjen e komisionit, me anëtarët e propozuar në vazhdimet e kaluara të seancës votuan 39 deputetë, ndërsa kundër dhe abstenim nuk kishte.

    Në mungesë të kuorumit për vendimmarrje, kryesuesi Dehari ndërpreu seancën, duke paralajmëruar vazhdimin e saj më 7 korrik, në orën 11:00.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!