×
  • Lajme
  • Lajme / Të dhënat e fundit

    Sot, Prishtina në vendin e 49 në botë për cilësinë e ajrit

    Reporteri
    08 Janar 2025 | 13:06

    Sipas tabelës së platformës për matjen e ndotjes së ajrit “IQ Air”, në orën 13:05, Prishtina radhitet në vendin e 49 në botë për cilësinë e ajrit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Sipas këtyre të dhënave të fundit, vlera e nivelit të grimcave të dëmshme PM është 60 njësi.

    Por, Shkupi është ai i cili në mesin e 10 qyteteve me ndotjen më të lartë të ajrit në botë.

    Me vlerën e nivelit të grimcave të dëmshme PM prej 156 njësi, ajri në Shkup është në kategorinë e shënuar me ngjyrë të kuqe si ajër “i pashëndetshëm”.

    Lista e qyteteve më të ndotura kryesohet nga Dhaka në Bangladesh, Kuwait dhe Delhi në Vietnam.

    /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!