×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot pritet të dalin para gjykatës të arrestuarit në aksionin e djeshëm për vilat në Brezovicë

    Reporteri
    22 Dhjetor 2021 | 11:09
    I akuzuari Skender Qerimi në paraqitjen e tij në seancën fillestare në Gjykatën Themelore të Prishtinës | Foto: Betimi për Drejtësi, 07.12.2021

    Të arrestuarit e djeshëm për vilat në Brezovicë, do të dalin sot para gjykatës ku edhe pritet të merret vendim për kërkesën e Prokurorisë për heqjen e përkohshme të lirisë.

    Seanca gjyqësore pritet të filloj pas pak minutash. Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zyrtarja ligjore në Gjykatën Themelore të Ferizajt, Gentiana Hoxha.

    “Seanca ende nuk ka filluar, pritet të filloj nga çasti në çast pasi që të arrijnë të gjitha palët”, tha Hoxha.

    Në mesin e të arrestuarve në aksionin e djeshëm janë ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratislav Nikoliq, drejtori i Urbanizmit në këtë komunë Dimitrije Raçiqeviq, e disa zyrtarë e pronarë biznesesh.

    Të dyshuarit u arrestuan në një operacion të nisur në orët e hershme të mëngjesit të djeshëm, i cili u zbatua nga Policia e Kosovës nën koordinim e Prokurorisë Themelore në Ferizaj.Ata dyshohet se kanë kryer veprën penale marrje ryshfeti, dhënie ryshfeti e keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, për ndërtimin e shtëpive dhe objekteve malore në Brezovicë.

    Policia jep detaje për aksionin në Brezovicë e në Shtërpcë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!