×
  • Lajme
  • Lajme / Zgjedhjet e 9 shkurtit

    Sot pritet të fillojë numërimi i votave me kusht

    Reporteri
    04 Mars 2025 | 8:01

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po synon që sot të përfundojë numërimi i fletëvotimeve që i takojnë votimit përmes postës dhe të fillojë atë me kusht.

    Këtë e tha zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, dje, në deklarimin për media nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, aty ku po vazhdonte ky numërim.

    Elezi ka thënë se shumë shpejt pritet që të shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

    Numërimi i votave me postë tashmë është drejt fundit.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar rezultatett nga numërimi i 90.37 përqind e votave të mërgatës nga votimi përmes postës.

    Rezultatet e proceduara janë nga 169 kuti prej 187 sa janë gjithsej.Sipas këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje prin me 51.70 përqind e votave apo 28 mijë e 593 vota.Pas VV’së, renditet Lidhja Demokratike e Kosovës me 30.15 përqind e votave apo 16 mijë e 673 vota, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 9.52 përqind apo 5 mijë e 266 vota.Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës renditet e katërta me 3.09 përqind e votave apo 1 mijë e 707 vota. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!