×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot protestohet para Komunës së Gjilanit për gruan që dyshohet se u përdor për trafikim

    Reporteri
    14 Shkurt 2025 | 8:13

    Para Komunës së Gjilanit sot do të mbahet një protestë për gruan që raportohet se u përdorë për trafikim.

    I dyshuari për këtë rast ishte arrestuar ditë më parë. Prokuroria Themelore në Gjilan kishte marrë vendim që të bëhet hetim për rastin e A.S., nga Gjilani, fotografitë e së cilës janë shpërndarë dje në rrjete sociale.

    Protesta do të mbahet nga ora 13:00.

    Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se hetimi në fjalë bëhet pas postimeve nga qytetarët të të dëmtuarës A.S., me lëndime të rënda trupore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!