×
  • Lajme
  • Lajme

    “Sot ra Kushtetuta – Një ushtri e huaj shkeli vendin dhe ne nuk jemi në luftë”

    Reporteri
    27 Nëntor 2019 | 0:13

    Shqipëria sot u goditë nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.2 ballë, tërmeti la pas vetës 24 viktima e afër 700 të lënduar.


    Pas një dite të rëndë që kaloi Shqipëria, Kosova i qëndroi afër duke u solidarizuar çdo sekondë me të në të gjitha format e mundshme. Shqiptarët dëshmuan vetën.

    “Sot ra pika kufitare e Morinit. Pres që nga nesër punonjësit t’ia vënë flaken. Kujt i hyn në punë pika e kalimit kufitar në një korridor shtëpie?”

    Me këto vargje nis shkrimin një djalosh shqiptar për Kosovën dhe Shqipërinë. Ai ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale ku shumë komentuese e kanë përkrahur rreth asaj që ka shkruar.

    Falënderime të veçantë Kosova mori nga gjitha instancat shtetërore të Shqipërisë deri tek qytetarët e thjeshtë.

    Shkrimi i plotë pa ndërhyrje:

    Sot ra pika kufitare e Morinit. Pres qe nga neser punonjesit t’ia vene vete flaken. Kujt i hyn ne pune pika e kalimit kufitar ne nje korridor shtepie?

    Sot ra pika e prerjes se biletave ne Kukes. Kujt i hyn ne pune ajo bilete, kur Kosova sot pagoi abonene e perjetshme?

    Sot ra barriera “ne” dhe “ata”. Parimi i perjetshem: “Kush qan me mua dhembjen time eshte une.”

    Sot ra Kushtetuta. Nje ushtri e huaj shkeli vendin dhe ne nuk jemi ne lufte. Duhet Kushtetute e re. Ajo ushtri nuk eshte me e huaj.

    Sot rane festimet e Dites se Flamurit. Kuptuam qe festa me e madhe ende nuk ka ardhur. E festat ndahen me ke ndan dhembjen.

    Ua kthefshim ne gezime!…Hmm…Ne finalen e play off-it Kosove-Maqedoni e Veriut, si fillim. Nuk do te kete gezim me te madh, edhe politik, se nje Kosove ne Euro 2020.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!