Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se të martën vende-vende ka mundësi të ketë reshje të dobëta bore.
IHK njofton se reshje të intensitetit mesatar deri të lartë priten nga dita e enjte. Pas reshjeve do të ketë rënie të ndjeshme në vlerat e temperaturave minimale, por edhe maksimalet do të jenë tipike dimërore.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-6 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-7 m/s.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.