×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot rihapen çerdhet publike në Gjilan

    Reporteri
    04 Qershor 2020 | 8:38

    Bazuar në rekomandimet e Qeverisë dhe MASHT-it për hapjen e çerdheve, Komuna e Gjilanit ka bërë gjitha përgatitjet për rihapjen e çerdheve publike, nga dita e sotme.


    Drejtori i Arsimit, Nazim Gagica, ka njoftuar se për t’u siguruar rreth përgatitjeve për rihapjen e çerdheve, kanë kërkuar vlerësim profesional higjienik e sanitar nga Qendra Rajonale e Shëndetit Publik dhe inspektori sanitar në nivel regjional.

    “Pas vizitave në terren nga QRSHP dhe inspektori sanitar, të njëjtit rekomandojnë se çerdhet e komunës sonë kanë përmbushur të gjitha rekomandimet e dala nga udhëzuesi i MASHT-it dhe janë të gatshme të mirëpresin fëmijët që nga sot”, ka thënë Gagica. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!