×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit

    Reporteri
    04 Mars 2021 | 7:45

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) për sot ka paralajmëruar shpalljen e rezultateve përfundimtare për zgjedhjet parlamentare 2021 të cilat janë mbajtur më 14 shkurt.


    KQZ tashmë ka përfunduar numërimin e votave të rregullta, atyre me kusht dhe personave me nevoja të veçanta, dhe po ashtu sot ka përmbyllur procesin e numërimit të votave nga diaspora.

    Pas shpalljes së rezultanteve përfundimtarë të zgjedhjeve, do të fillojë të rrjedhë edhe afati ligjor prej 24 orësh, për kandidatët apo subjektet politike të cilët mund të parashtrojnë ankesat e tyre lidhur me procesin zgjedhor në tërësi apo në rezultatet nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve.

    Subjektet politike mund të ankohen edhe në Gjykatën Kushtetuese.

    Në bazë të këtyre të dhënave (rezultateve preliminare, votat me postë dhe votat e personave me nevoja të veçanta) shpërndarja e mandateve pritet të jetë si më poshtë:

    LVV – 58 deputetë

    PDK – 19 deputetë

    LDK – 15 deputetë

    AAK – 8 deputetë

    Lista Serbe – 10 deputetë

    KDTP – 2 deputetë

    RI – 2 deputetë

    IRDK – 1 deputet

    Vakat – 1 deputet

    PDAK – 1

    UZ-AH – 1

    NDS – 1

    JGP- 1

    NISMA, sipas rezultateve nuk ka arritur të kalojë pragun zgjedhor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!