Dy kundërshtarët e ashpër të idesë së korrigjimit të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, kryeministri Ramush Haradinaj dhe kongresmeni Eliot Engel do të takohen sot në Prishtinë.
Takimi mes tij dhe shefit të ekzekutivit kosovar është paralajmëruar për në ora 09:00 të mëngjesit.
Ndryshe, Engel mbërriti në Kosovë më 4 korrik ku mori pjesë në manifestimet për shënimin e Ditës së Pavarësisë së SHBA-së.
Ndërsa dje, takoi presidentin Hashim Thaçi, ndërsa më vonë mori pjesë edhe në ceremoninë e inaugurimit të rrugës Gjakovë-Tropojë e cila mori emrin e tij.
Ditë më parë Engel ka qëndruar për vizitë edhe në Serbi, ku ka qëndruar edhe në Preshevë, prej ku ka shfaqur qëndrimin e tij kundër idesë së korrigjimit të kufijve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.