Kur në kryeqytet mijëra tifozë u dyndën drejt Arenës Kombëtare për të ndjekur ndeshjen mes Shqipërisë dhe Ishujve Faroe, forcat e policisë mësynë pranë një biznesi pranë stadiumit, ku në pranga me urdhër të SPAK, u vendos ish-zëvendësdrejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, nën akuzën e grupit të strukturuar kriminal.
Në kërkim është shpallur dhe i biri. Top Channel mëson se prokurori i SPAK, Vladimir Marra ka nxjerrë 12 urdhër arreste pas të dhënave të grumbulluara nga zbërthimet në rrjetin social Sky.
Mes personave të implikuar, ka dhe punonjës policie. Burimet thonë se në pranga ka rënë dhe shefi i krimeve të komisariatit nr.6, Dedan Gjoni, i cili dyshohet për veprën penale sigurim i kushteve për kryerjen e një vrasje në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Urdhër arrest ka dhe për Ervin Matën, i cili ishte në lidhje dashurie me këngëtaren Elvana Gjata.
Policia nuk mundi ta arrestojë dhe e ka shpallur në kërkim. Mata është një emër i njohur për drejtësinë, pas përplasjes që pati në vitin 2018 në një lokal në zonën e ish-Bllokut me Ervis Martinajn.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.