×
  • Lajme
  • Lajme

    Spanja e ashpër: Nuk ia votojmë Kosovës statusin për vend kandidat, është vetëm një territor që ka marrëdhënie me BE-në

    Reporteri
    20 Dhjetor 2022 | 14:30
    Fotografi ilustruese

    Spanja nuk e mbështet kandidaturën e Kosovës në BE, ka lënë të kuptohet Sekretari i Shtetit të Spanjës për BE, Pascual Navarro, raportoi “Europa Press”, përcjell Reporteri.net.

    “Spanja nuk e njeh Kosovën; rrjedhimisht do të votojë kundër çfarëdo vendimi procedural ose dhënës të statusit të vendit kandidat”, tha Navarro.

    Për dorëzimin e aplikimit të Kosovës në BE, përfaqësuesi spanjoll tha se “gjëja normale do të ishte të kërkohet opinioni i Komisionit Evropian”.

    “[…] E më pastaj të debatohet kjo çështje në Këshillin për Punë të Përgjithshme, dhe përfundimisht të vendoset nga liderët evropianë në Këshillin e Evropës”, ka thënë ai.

    Navarrno u shpreh i bindur se Spanja nuk ka ndryshuar pozicion ndaj pavarësisë së Kosovës dhe se “nuk mbeshtim kandidaturën në rrethanat aktuale”.

    Madje edhe për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, Navarrno tha se “Kosova nuk është shtet, por është një territor me të cilin BE ka një marrëdhënie”./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!