×
  • Lajme
  • Lajme

    Specialja cakton seancën e radhës ndaj krerëve të UÇK-së

    Reporteri
    15 Maj 2021 | 8:25

    Prokurori në rastin e ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentari Kadri Veseli, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, javën e ardhshme do të mbajë konferencë për ecurinë e çështjes.


    Në kalendarin e Dhomave të Specializuara thuhet se konferenca do të mbahet më 19 maj, në orën 11:00.

    “Për të përcjellur seancën nga galeria për publikun ose qendra për median duhet të regjistroheni paraprakisht. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik në public@scp-ks.org(link sends e-mail) në të cilin do të shënoni emrin dhe mbiemrin, statusin, datën e lindjes, shtetësinë dhe numrin e pasaportës. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është deri të hënën, më 17 maj në ora 17:00. Seanca mund të ndiqet edhe përmes internetit, me një vonesë, dhe në këtë rast nuk nevojitet regjistrimi”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!