×
  • Lajme
  • Lajme / Haga

    Specialja deklarohet për vizitën e Thaçit në Kosovë: U lejua për arsye bindëse humanitare

    Reporteri
    13 Mars 2025 | 11:43

    Gjykata Speciale në Hagë ka liruar për vizitë në Prishtinë ish-presidentin Hashim Thaçi për shkak të gjendjes shëndetësore të babait të tij.

    Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara në Hagë, Michael Doyle tha për Gazetën Online Reporteri.net se për arsye bindëse humanitare u mundësua vizita e Thaçit te babai i tij.

    “Për arsye humanitare bindëse, Trupi Gjykues dhe Gjykatësja e Procedurës Paraprake kanë udhëzuar Zyrën Administrative që të menaxhojë një vizitë nën mbikqyrje në Kosovë të Hashim Thaçit për ta takuar babain e tij. I akuzuari mbetet në paraburgim të Dhomave të Specializuara”, tha ai Doyle për Reporteri.net.

    Ish-presidenti Thaçi me të arritur në Prishtinë ka shkuar drejt e në QKUK, ku u prit me thirrjet “UÇK-UÇK”.

    Ai u pa teksa i përshëndeti nga larg ata që kishin shkuar për ta parë atë para QKUK-së.

    Thaçit deri më tani i ishin refuzuar disa kërkesa për ta vizituar babanë e sëmurë.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!