Është caktuar gjykatësi i procedurës paraprake, i cili do të vendosë rreth një aktakuze nga Specialja, përmbajtja e së cilës është konfidenciale.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për shtyp të Dhomave të Specializuara të Kosovës.
“Në pajtim me Ligjin dhe Rregulloren e Caktimit të Gjykatësve, Kryetarja e ka caktuar një gjykatës të procedurës paraprake për shqyrtimin e aktakuzës së re të paraqitur nga Prokurori i Specializuar. Përmbajtja e aktakuzës është konfidenciale, përveçse kur konfirmohet dhe deri sa të konfirmohet nga gjykatësi i procedurës paraprake”, shkruan në njoftim.
Caktimi i gjykatësit ka ardhur pasi që Prokurori i Specializuar ka njoftuar për nisjen e procedimit penal të ri para Dhomave të Specializuara të Kosovës.