×
  • Lajme
  • Lajme / Hagë

    Specialja konfirmon se po kryen aksion në Kosovë

    Reporteri
    11 Dhjetor 2023 | 9:22

    Prokuroria Speciale në Hagë është duke zhvilluar ditën e hënë një aksion në Kosovë, shkruan Reporteri.net.

    Lajmi për Gazetën Online Reporteri.net është konfirmuar edhe nga vet Specialja.

    “Zyra e Prokurorit të Specializuar është duke zhvilluar operacione të vazhdueshme në Kosovë”, ka thënë për Gazetën Online Reporteri.net zëdhënësi Christopher Bennett.

    Mëngjesin e sotëm nga ky operacion raportohet se është arrestuar Haxhi Shala.

    Haxhi Shala ndalohet nga Gjykata Speciale, po intervistohet nga EULEX-i

    Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi si dhe Jakup Krasniqi, ndodhen në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

    Gjykimi ndaj tyre ka filluar në prill të këtij viti dhe deri tani kanë dëshmuar 37 dëshmitarë të prokurorisë, ndërsa në total ZPS-ja ka paralajmëruar mbi 300 dëshmitarë në këtë proces gjyqësor.

    Në këtë gjykatë po zhvillohen edhe procese kundër administrimit të drejtësisë, për çka deri tani janë shpallur dy vendime fajësie.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!