Prokuroria Speciale në Hagë nuk ua ka dhënë pajisjet e OVL-UÇK-së, që janë konfiskuar më 25 shtator të vitit të kaluar në zyret e kësaj organizate.
Avokati i kësaj organizate Tomë Gashi ka thënë se pavarësisht që janë ftuar që t’i marrin ato, të njëjtat nuk u janë dhënë atyre.
Më tutje Gashi tha se kanë kërkuar raport se çfarë është gjetur në ato pajisje.
“Para dy ditësh jemi njoftuar nga Prokuroria Speciale që ditën e sotme të vij unë si përfaqësues i OVL-UÇK-së apo z.Faton Klinaku. Kam ardhur këtu me kërkesë të shkruar por kanë vendosur që të mos na i japin pajisjet. Unë besoj që mosdhënia e pajisjeve edhe pse ishte kërkesë e tyre që ne të vinim. Ne kërkuam që të na japin një raport se çfarë është gjetur në ato pajisje që janë konfiskuar me 25 shtator të vitit të kaluar”, ka thënë Gashi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.