×
  • Lajme
  • Lajme

    Specialsat sillen si kapadai nëpër Prishtinë, ndalin veturën në zebra

    Reporteri
    13 Shkurt 2021 | 16:39

    Policia e Kosovës vazhdimisht bën thirrje që të respektohen rregullat në komunikacion, në të kundërtën pasojnë gjobat e parapara me ligj.


    Por shpesh ato nuk respektohen nga vetë zyrtarët policorë, pasi që shihen duke bërë shkelje të rregullave në trafik, shkruan Reporteri.net.

    Një foto e cila është dërguar në redaksinë e Gazetës Online “Reporteri.net”, shihet se furgoni i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës është ndalur në vija të bardha të këmbësorëve, gjë e cila edhe ka penguar qarkullimin e qytetarëve.

    Qytetarët kanë thënë se ky ndalim u bë gjatë kohës sa po prisnin në semafor të kuq.

    “Vendet ku ndalohet ndalja e mjetit, paragrafi 1. Është e ndaluar ndalja e mjetit në këto vende, konkretisht nën paragrafi 1.7. në vendkalim të këmbësorëve, në vendkalim të biçikletave, si dhe në distancë më të vogël se pesë (5) metra para vendkalimit të tillë.” thuhet në Ligjin për rregullat e trafikut rrugor neni 92 nr.1.7.

    Bazuar në Ligjin për rregullat e trafikut kjo dënohet për kundërvajtje me gjobë prej 30 eurosh.

    Kjo ka ndodhur në lagjen “Dardania” në kryeqytet tek Ora e Kurrizit. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!