Care for Kosovo Kids dhe Klubi Alpin Prishtina, gjatë ditës së djeshme kanë zhvilluar një aktivitet bamirës për fëmijët e prekur nga kanceri, që janë të shtrirë në Repartin e Hemato-Onkologjisë në Klinikën Pediatrike në QKUK, Prishtinë, shkruan Reporteri.net.
Vullnetarët e këtij klubi janë veshur si figurat e preferuara vizatimore të fëmijëve të shtrirë në spital, duke iu kthyer për pak çaste buzëqeshjen në fytyrë.
Ata janë lëshuar me litarë nga ndërtesa e Klinikës Pediatrike të veshur me veshje të karaktereve që fëmijët i pëlqejnë shumë si Spiderman, Superman, Babadimër.
https://www.facebook.com/KlubiAlpinPrishtina/posts/3900300166662277?__xts__%5B0%5D=68.ARCdTimK5-2pNnM0X_OFum-pBaMV5GXmdjOG1_qnApQgCP2UkwD-zq11g_ScntDt43XAbHgrfGGL3hL5MLSuDYUMeDMHSU6OE1PIQdNy3EvcFGmddGgj6X1lLnlOzvUk4bEVG-KVU95LJ6j2817SlhSN5NwakuqPpV9FDdUIxJWAlbyOIYIBMbqB29mCBYM1D5swWYHjNG8J0ObNauGGSNKv0jjW3YinSl3PakSjv0IxkTfKYmg8ttq7q7Ah15-pNXhoBloWvK7t7dM0X2pQXadmSFAhTV7IQUYla9K1Xcj4tSHGUhkpYicKw0QdHu4l8K5c1XQwrOmN7vEzEsODT1oqLg&__tn__=-R