×
  • Lajme
  • Lajme

    ‘Spitali për COVID-19’ me 500 shtretër do të bëhet gati ditëve në vijim

    Reporteri
    20 Shtator 2020 | 13:57

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se ditëve në vijim do të bëhet gati “Spitali për COVID-19”, me 500 shtretër në Prishtinë.


    Ai thotë që po komunikojnë me COVAX/OBSH për sigurimin e vaksinës së mundshme kundër Covid-19, si dhe po bëjnë veprimet e nevojshme në pajtim me situatën.

    Tutje, Zemaj thotë se është shqetësuese që nuk po miratohet “Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike”.

    Njoftimi i plotë:

    Përderisa shtetet evropiane po ballafaqohen me përhapjen e shpejtë të virusit dhe raportojnë numër të lartë të infeksioneve me Sars Covid-19, ne po përgatitemi për çdo skenar.

    Ministria e Shëndetësisë, ditëve në vijim do ta bëjë gati “Spitalin për Covid-19”, me 500 shtretër në Prishtinë.

    Po komunikojmë me COVAX/OBSH për sigurimin e vaksinës së mundshme kundër Covid-19, si dhe po bëjnë veprimet e nevojshme në pajtim me situatën.

    Ne jemi nën presion edhe nga bizneset si pasojë e mos votimit të “Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike” e që po na vështërson përpjekjen tonë kundër virusit.

    Mos miratimi i Projektligjit po rrezikon mbijetesën e shumë bizneseve dhe mirëqenien e qytetarëve.

    Është shqetësuese dhe për keqardhje, sepse po ndodh, për shkak të tekeve të disa deputetëve.

    Në parandalimin e përhapjes së virusit duhet kujdes, shumë KUJDES! Kërkohet respektim i masave parandaluese!

    Vendosni maskën!

    Mbani higjienën!

    Respektoni distancën!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!