Partia opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës edhe këtë diel ka adresuar kritika në drejtim të Qeverisë Kurti. Këtë herë përmes nënkryetarit Lutfi Haziri dhe deputetes Hykmete Bajrami. I pari ka kritikuar ekzekutivin për ushqimin për ushtrinë, kurse e dyta për masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian që thotë se po i kushtojnë vendit shumë, shkruan Reporteri.net.
Haziri ka thënë se një shtet pretendent për të hyrë në NATO, nuk po mundet të ia sigurojë ushqimin ushtrisë së vet.
Për këtë, Haziri fajtor e lë kryeministrin Albin Kurti.
“Me u mundu të zgjidhësh problemin e ushtrisë me mensën e studentëve, është diçk krejt tjetër. E ka krthyer krej prapë. Është një njeri që e ka kundërshtuar dhe 17 shkurtin, e ai sot po e izolon si kryeministër, po ia shkakton dhimbjen më të madhe. Një shtet pretendent për të hyrë në NATO, nuk po mundet të ia garantojë pasulin ushtrisë”, u shpreh Haziri.
“Ministri Maqedonci ka imunitet, është i përgatitur, dhe mendoj se po bëhet goditje ndaj tij”, u shpreh Haziri sa i përket ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedoncit.
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se Zyra e propagandës së LVV-së po lavdërohet se Kosova fiton 880 milionë euro nga “Plani i Rritjes” së BE-së, por siç thotë ajo ata s’po tregojnë se për të përfituar duhet zbatuar Asociacioni, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Sipas Bajramit, Kosova ka potencial të përfitoj këto mjete kur t’i plotëson kushtet që vendosën nga BE.
Ajo ka përmendur edhe pesë projekte të cilat përshkak të masave te BE-së nuk po zbatohen dhe humbja ështe rreth 293 milionë Euro.
“Derisa masat ndeshkuese të BE-së po i kushtojnë Kosovës qindra miliona Euro, Zyra e propagadës së LVV po lavdërohet se Kosova përfiton 880 milionë Euro nga “Plani i Rritjes”, ndërsa nuk po tregojnë se për të përfituar nga këto fonde kusht për Kosovën është zbatimi i marrëveshjes së Brukselit dhe i ankesit të Ohrit”.
“Manipulimet me numra nuk kanë të ndalur, dje LVV paska dalë me komunikatë se Kosova përfiton 880 milionë Euro. Lë t’i themi disa fakte: Është e vërtetë se Kosova është pjesë e “Planit të Rritjes” (Growth Plan) që është një fond prej 6 miliardë Euro për Ballkanin Përendimor, për periudhën 2024-2027, prej tyre 2 miliardë Euro janë grante, pjesa tjetër është kredi, por gjithashtu është e vërtetë se Kosova nuk i ka përfitu 880 milionë Euro, Kosova ka potencial të përfitoj këto mjete kur t’i plotëson kushtet që vendosën nga BE. Është e ditur se edhepse për Kosovën nuk ishte parakusht për tu bërë pjesë e Planit të Rritjes, për të përfituar nga ky fond përpos kritereve teknike Kosova duhet të zbatoj të gjitha detyrimet e dala nga marrëveshja për normalizim dhe ankesi i Ohrit, pra edhe Asociacioni”.
“Për të gjithë ata që sot i besojnë propagandës së LVV-së po ju paraqes vetëm 5 projekte (vetëm në tri fusha: 1.ujë të pijshëm, 2.trajtim i ujërave të zeza, ricikilm i mbeturinave dhe 3.bujqësi) të cilat për shkak të masave të BE-së nuk po mund të zbatohen dhe humbja për Kosovën është rreth 293 milionë Eurove”.
“– Grante për bujqësi ku më shumë se 500 farmerë dhe agrobiznese do të mund të përfitonin nga fondi prej 27. million euro: 7 mil. euro nga EU, 10 mil. euro MAFRD, 10.2 mil. euro BMZ”
“– Projekti i riciklimit të mbeturinave të regjionit të Prishtinës, Dukagjinit, Gjilanit, Prizrenit, Gjakovës dhe Mitrovicës. 9.95 mil. euro IPA, 3 mil. euro SIDA, 8 mil. euro kontributi i BMZ”
“– Projekti për trajtimin e ujit dhe mbeturinave: Investime në fabrika për trajtim të ujit dhe mbeturinave, projekti me i madh infrastrukturor. 20 mil. euro të IPAs, 90 mil. euro të ËBIF, 42 mil. euro shtesë të BMZ që janë të zotuara”.
“– Trajtimi i mbeturinave në Prishtinë, Prizren, Gjakovë dhe Pejë ka mbetë pa filluar – duke rrezikuar kështu shëndetin publik, ujërat nëntoksor dhe sigurinë ushqimore. 24 mil. Euro IPA 20 mil. euro shtesë të BMZ që janë të zotuara”.”– Rehabilitimi i rrjetit të KOSTT-it, 9.2 mil. euro të të WBIF, 15 mil. euro të IPAs (potencialisht), 25 mil. euro BMZ që janë të zotuara”, ka thënë Bajrami. /Reporteri.net/.