Agjencia ruse e lajmeve Sputnik News, e njohur si arma propaganduese e Putinit dhe qeverisë ruse, sipas disa burimeve, ka filluar përgatitjet për hapjen e një dege të Portalit të saj, në gjuhën shqipe.
Dega e Sputnik në Serbi (Sputnik Serbia), sipas këtyre burimeve, ka marrë rolin menaxhues në realizimin e këtij projekti.
Sputnik u krijua me 10 nëntor 2014, nga Rossiya Segodnya, një agjenci e lajmeve në pronësi të qeverisë ruse, e cila u krijua nga një Urdhër Ekzekutiv i Presidentit të Rusisë më 9 dhjetor 2013, dhe që nga atëherë është akuzuar nga NATO zyrtare dhe politikan perëndimorë, si një ndër armët më të fuqishme propaganduese të Rusisë.
Kjo agjenci lajmesh shpërndanë lajme në mëse 30 gjuhë të ndryshme të botës, e tash së shpejti, po pritet të transmetoj lajme edhe në gjuhën shqipe.
Me qëllim të aplikimit të mëtutjeshëm të luftës hibride, kundër vendeve perëndimore, dhe anëtarëve të NATO-s, Rusia, ka investuar dhe investon miliona euro, në propagandë të zezë, për arritjen e qëllimeve të saj.
Duke qenë gjithmonë destruktive, Rusisë nuk i konvenon një stabilitet i qëndrueshëm në rajon, prandaj vazhdon aplikimin e masave propaganduese me qëllim të tensionimit të situatës dhe prishjes së stabilitetit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.