×
  • Lajme
  • Lajme

    Sqarohen nga Kuvendi i Kosovës: Nga 22 shtatori në byfe nuk shërbehen produkte serbe

    Reporteri
    19 Nëntor 2021 | 14:44

    Deputeti i AAK-së Bekë Berisha i kërkoi kryeparlamentarit Glauk Konjufca që produktet serbe të cilat shërbehen në byfenë e Kuvendit të largohen.

    Berisha, në seancën e sotme, ia ka vendosur një produkt serb, një pije, Konjufcës tek ulësja. Po ashtu këtë produkt serb ai e vendosi edhe tek ulësja e kryeministrit Albin Kurti.

    Për këtë, këshilltari Ilir Kërçeli, i kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, ka sqaruar se Kuvendi ka marrëveshje me operator privat.

    Sipas tij, kabineti i Kryetarit, ka kërkuar që këto produkte mos të shërbehen më nga data 22 shtator në Kuvendin e Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!