Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se në ministri 100 për qind e stafit kanë marrë vaksinën antiCOVID, ndërsa në FSK është realizuar 99 për qind e vaksinimit të personelit ushtarak dhe civil.
Mehaj në një postim në Facebook shkruan se secili zyrtarë dhe ushtarakë ka qenë i vetëdijshëm për rëndësinë e madhe që ka realizimi i këtij procesi, sikur edhe 1 për qind i mbetur që pritet të realizoj në ditët në vazhdim.
Lexoni të plotë postimin e Mehajt:
“Edhe një lajm i mirë!
Ministria e Mbrojtjes realizon 100% dhe FSK realizon 99% të vaksinimit të personelit ushtarak dhe civil të saj.
Ky proces është realizuar me sukses të plotë, nisur,
– nga përgjegjshmëria e lartë institucionale për shëndetin e zyrtarëve dhe ushtarakëve tanë.
-nga parimi ushtarak “Udhëheq dhe vepro me shembull”,
-nga përgjegjësia kushtetuese e ligjore që kemi ndaj vendit dhe qytetarëve tanë,
-me qëllim të realizimit sa më të suksesshëm të reagimit dhe mbështetjes direkte për qytetarët tanë ndaj virusit Corona, këtij armiku të rrezikshëm e të paparashikueshëm, si dhe
-me qëllim të përmbushjes sa më të suksesshme të misionit të mbështetjes ushtarake të autoriteteve civile.
Për të gjitha këto, secili zyrtarë dhe ushtarakë ka qenë i vetëdijshëm për rëndësinë e madhe që ka realizimi i këtij procesi, sikur edhe 1% i mbetur që pritet të realizoj në ditët në vazhdim.