Aleksandar Stankoviq e ka refuzuar një emërim nga Albin Kurti. Zyrtar i Listës Serbe është shprehur se nuk do të pranojë postin e këshilltarit të kryeministrit në detyrë të Kosovës, sepse nuk dëshiron të jetë pjesë e qeverisë së Kosovës, raporton B92.
Ai këtë deklaratë e ka bërë pak orë pasi mori vendimin për emërim të nënshkruar nga Kurti në një takim me të bashkë me liderin e serbëvetë Kosovës, Nenad Rashiq.Stankoviq tha se nuk dëshiron të jetë pjesë e Qeverisë së Kosovës sepse Lista Serbe nuk është pjesë e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje.
“Nuk do ta pranoj, e refuzoj dhe tërhiqem. Kam menduar se do të marr diçka tjetër dhe do të punësohem në administratë e jo drejtpërdrejt në qeverinë e Kosovës”, tha ai për portalin serb “Kosovo Online”.
Stankoviq tha se nuk ka asnjë lidhje me partinë e Nenad Rashiqit për të cilin tha se së pari e ka njohur sot gjatë takimit me Albin Kurtin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.